Një klub i natës në Prishtinë i premton nga 10 mijë euro në muaj për FSK-në pasi u hoqën masat

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 20:41
Një klub i natës në Prishtinë i premton nga 10 mijë euro në muaj për FSK-në pasi u hoqën masat

Një klub i natës në Prishtinë ka bërë të ditur se do të dhurojë nga 10 mijë euro çdo muaj në Fondin e Sigurisë si falënderim për lirimin e masave.

Qeveria mori vendim që të lirohen masat ani-Covid, ku parashihet që të lejohet puna e klubeve të natës dhe mbajtja e ahengjeve.

Këtij vendimi i janë gëzuar gastronomët më së shumti, ku një klub ka marrë vendim që të dhurojë nga 10 mijë euro çdo muaj në Fondin e Sigurisë.

Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore

(Kosova Sot Online)