Ministria britanike e Mbrojtjes publikon raportin e fundit të inteligjencës për situatën në Ukrainë

  • E /
  • 02 March 2022 - 09:37
Ministria britanike e Mbrojtjes publikon raportin e fundit të inteligjencës për situatën në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar sot raportin e saj të fundit të inteligjencës për situatën në Ukrainë.

Në raport thuhet se ndërsa forcat ruse janë zhvendosur në qendër të Khersonit në jug të vendit, avancimet e ushtrisë në përgjithësi janë limituar për shkak të problemeve të vazhdueshme logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase, shkruan The Guardian.

Sulmet e rënda të artilerisë ruse dhe ajrore kanë vazhduar të godasin zonat e ndërtuara, të fokusuara në qytetet Kharkiv, Kiev, Mariupol dhe Chernihiv, në 24 orët e fundit, thuhet në deklaratë.

Në përditësim thuhet se numri i civilëve të larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës është rreth 660,000.

(Kosova Sot Online)