Në bazë të një informacioni inteligjent policia arreston 47-vjeçarin e kërkuar

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 09:29
Në bazë të një informacioni inteligjent policia arreston 47-vjeçarin e kërkuar

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në bazë të një informacioni inteligjent ka arrestuar një person me inicialet Z.L (M/K) i moshës 47 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj  për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi prej dyzetë (40) ditëve.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)