Daçiq: Kushdo që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë është kundër Serbisë

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 10:58
Daçiq: Kushdo që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë është kundër Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia s’duhet të rreshtohet me askënd, por t’i shikojë interesat e veta.

“Serbia nuk duhet të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe ai që dëshiron që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë”, tha ai në televizionin publik serb.

Daçiq njoftoi se sot i shpall zgjedhjet presidenciale dhe vlerësoi se ngjarjet në Ukrainë kanë kushtëzuar që fushata zgjedhore në Serbi të jetë më pak intensive sesa do të ishte normale një muaj para zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)