Pamje: Civilët ukrainas ndalin ushtrinë ruse, ia bllokojnë rrugën për te centrali bërthamor

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:21
Pamje: Civilët ukrainas ndalin ushtrinë ruse, ia bllokojnë rrugën për te centrali bërthamor

Banorët e paarmatosur të qytetit Enerhodarit kanë bllokuar hyrjen e qytetit për trupat ruse, sipas kryetarit Dmytro Orlov, raporton “Kyiv Independent”.

“Enerhodar është një qytet në Ukrainën jugore, shtëpia e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, termocentrali më i madh në Evropë. Ka ende një numër të madh pajisjesh ushtarake ruse jashtë qytetit”, shkroi kryetari.

Në pamjet e publikuara nga llogaria zyrtare e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës shihet se si banorët e këtij qyteti ia bllokojnë rrugën për te centrali bërthamor.

(Kosova Sot Online)