Moska thotë se është e gatshmë për raundin e dytë të bisedimeve edhe pse ka shtuar sulmet në Ukrainë

  • E. /
  • 02 March 2022 - 11:33
Moska thotë se është e gatshmë për raundin e dytë të bisedimeve edhe pse ka shtuar sulmet në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se në rundin e parë të bisedimeve me Ukrainën që u zhvilluan të hënën, Moska zyrtare ka deklaruar se kanë qenë të gatshëm edhe për rundin e dytë të negociatave për të mërkurën, por që s’ka qenë e qartë nëse pala ukrainase do të shfaqej. Pavarësisht që Rusia po bombardon qytetet ukrainase me intensitet të shtuar.

Peskov tha se kishte informacione kontradiktore në lidhje me bisedimet, shkruan The Guardina.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të zhvillohen bisedimet.

Peskov tha gjithashtu se Moska duhej të formulonte një përgjigje të ashpër, të menduar dhe të qartë kundër masave të vendosura ndaj vendeve perëndimore për të minuar ekonominë ruse.

(Kosova Sot Online)