Qytetarët e Kharkivit thërrasin NATO-n: Mbylljani qiellin Rusisë, do të na bëjnë hi

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 12:39
Qytetarët e Kharkivit thërrasin NATO-n: Mbylljani qiellin Rusisë, do të na bëjnë hi

Qytetarët ukrainas të Kharkiv-it që po bombardohet fuqishëm nga ushtria ruse i kanë bërë thirrje NATO-s që të vendosë zonë të ndalim fluturimit për aeroplanët rusë. Një ukrainas nga ky qytet ka thënë se Rusia do t’i bombardojë derisa t’i bëjë hi.

“Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat ruse dhe për aeroplanët rusë. Sepse ata thjesht do të bombardojnë të gjithë qytetin derisa të na bëjnë hi”, ka thënë Glib Mazepas, qytetar ukrainas, shkruan BBC.

Autoritetet atje thonë se katër persona u vranë nga bombardimet ruse mëngjesin e sotëm.

Mazepas thotë se ka pasur gjithashtu “bombardime të rënda” gjatë natës nga një aeroplan që qarkulloi tre herë përpara se të godiste rreth 1 km nga shtëpia e tij.

Ai përshkroi momentin kur dëgjoi sulmin me raketa të djeshme në Sheshin e Lirisë në Kharkiv.

“Ishte një zë fishkëllime mbi kokat tona… pastaj bum. Mbaj mend që shtëpia jonë nuk po dridhej aq shumë sa po dridhej nga e majta në të djathtë, për rreth pesë sekonda. Ishte një ndjenjë shumë e çuditshme.”

Ai thotë se çdo zhurmë që dëgjon tani supozon se mund të jetë një sulm rus.

“Dje gruaja ime po ngrohte diçka me mikrovalë. Dhe unë u tremba sepse mendova se ishte një lloj sulmi,” thotë ai.

“Ju mësoheni shumë shpejt me luftën, më besoni, është çështje një ditë ose dy, nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kështu.

(Kosova Sot Online)