Kosova në kaos nga mungesa e përgjegjësisë në sistemin e korruptuar të drejtësisë!

Kosova në kaos nga mungesa e përgjegjësisë në sistemin e korruptuar të drejtësisë!

Hajrullah Tërnava

  • 02 March 2022 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sundimi i ligjit po çalon shumë, nuk kemi veprime konkrete për kërkim të llogaridhënies nga institucionet e zbatimit të ligjit, nuk kemi akoma veprime për kërkim të llogaridhënies nga institucionet e drejtësisë, KPK dhe KGJK, për dështimin e tyre në zbatimin e ligjit dhe të së drejtës. Është e pamundur që të heshtet përballë situatës së brishtë në sistemin e drejtësisë, ku prokurorët dhe gjyqtarët janë të stimuluar me paga të majme, ndër më të lartat në rajon, por puna e tyre në hetim dhe gjykim të krimit të organizuar është akoma në nivelin që lë për të dëshiruar.

Tani mbas një viti të qeverisjes së kësaj qeverie në pushtet, e që elektorati ia dha votën mbi 50% në shenjë të zhgënjimit të qeverisjeve të mëparshme, tani duke pasur shpresa se gjërat do të shkojnë më për së mbari dhe më shpejtë deri te sukseset e dukshme, nga ku çështja e Kosovës edhe do të lëviz drejt BE me Liberalizim të vizave, dhe për hir të luftimit më të shpejtë të të gjitha atyre të këqijave që ish pushtetarët ia kishin bërë këtij vendi, e që qartë shihet që kemi mbetur vendi më i izoluar në botë.

Për këtë shkak tani rinia ditë e për ditë po ikin në mënyra të ndryshme, por si rrugë më e shpeshtë po janë ambasadat e shteteve të huaja që po ju drejtohen për viza, dhe tani nuk është befasi që për dy muaj rrodhi informacioni se mbi 100,000 të rijnë janë duke i prit vizat vetëm në ambasadën gjermane. Dihet qartë se Qeveria në pushtet nuk mundet aq shpejtë që ta rregullon këtë çështje dhe brenda një viti ti zgjedh çështjet e punësimit që rinin ta ndal këtu në vendlindjet e tyre, megjithatë tani popullata ka nisë që të shqetësohet për këtë çështje, sepse sado kudo është zhgënjyese dhe dekurajues fakti që kjo qeveri e cila erdhi në pushtet me premtimet e mëdha për shtet të së drejtës, dhe luftim të krimit e të korrupsionit, akoma është në nivel të deklaratave publike politike dhe nuk po shihen rezultatet.

Sundimi i ligjit po çalon shumë, nuk kemi veprime konkrete për kërkim të llogaridhënies nga institucionet e zbatimit të ligjit, nuk kemi akoma veprime për kërkim të llogaridhënies nga institucionet e drejtësisë, KPK dhe KGJK, për dështimin e tyre në zbatimin e ligjit dhe të së drejtës. Është e pamundur që të heshtet përballë situatës së brishtë në sistemin e drejtësisë, ku prokurorët dhe gjyqtarët janë të stimuluar me paga të majme, ndër më të lartat në rajon, por puna e tyre në hetim dhe gjykim të krimit të organizuar dhe është akoma në nivelin që lë për të dëshiruar.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është një mekanizëm i cili koordinon dhe zhvillon mbikëqyrjen e efikasitetit dhe të punës së 190 prokurorëve në të gjitha nivelet, nga Prokuroria e shtetit, ajo e Apelit dhe Speciale, për të vazhduar pastaj në rrjetin e 7 Prokurorive Themelore të 7 rajoneve të Republikës së Kosovës, por akoma nuk kemi qoftë edhe një rast të vetëm të “shkëlqimit” të një prokurori që të mbahet në mend nga qytetarët për hetimin dhe zbulimin e ndonjë afere të madhe të korrupsionit e krimit të organizuar, për proces të gjatë gjykimit, derisa janë më dhjetëra raste të jakave të bardha që pas spektakleve mediatike zhvlerësohen në heshtje, harrohen, humbin provat sepse prokurorët po vendosen në pozitën e avokatit për mbrojtje dhe jo për ta dëshmuar dhe ndjekur aktorin e krimit.

Tani me nuk duhet te pritet dhe është momenti që kjo Qeveri, nëse e ka seriozisht angazhimin në funksion të reformimit të sistemit të drejtësisë, të kërkon me ngulëm llogari nga të gjitha instancat dhe aktorët e sistemit të drejtësisë për mos zbatim të ligjit, të fillohet pa vonesë më kërkim përgjegjësie me shkarkime dhe me zëvendësime, edhe në administratë, edhe në prokurori, edhe në Gjykata, polici dhe AKI-, sepse ajo që është premtuar në funksion të zbatimit të ligjit dhe luftimit të së keqes duhet zbatuar. Nëse për një vit është banalizuar gjendja dhe është “incizuar” dhe konstatuar, atëherë jemi në vitin e dytë të mandatit kur duhet nisur” pa vonesë duhet vepruar me reformim, më pastrim dhe vlerësim, për të përgatitur terrenin edhe për Ligjin Vetting por edhe për dekriminalizm. Sa më parë të fillohet më për së drejti, në mënyra më të ashpra luftimi i të gjitha llojeve të krimit në përgjithësi, që njëherë e mirë të spastrohet ky vend nga krimet e llojllojshëm.

Vetëm kur Kosova të bëhet shtet i besueshëm dhe qëndrueshëm i sundimit të ligjit, do ti hapen rrugët edhe për anëtarësim të shpejtë në BE. Vetëm kur Kosova të bëhet shtet i besueshëm dhe qëndrueshëm i sundimit të ligjit, do të bëhet qendër serioze e interesimit për investitor të ndryshëm, si ndërkombëtar po ashtu edhe shqiptar nga diaspora do të investojnë në Kosove dhe do të hapen vende të reja të punës me paga të merituara sikur që janë përafërsisht edhe në shtete të BE-së, dhe tani shkaku i migrimit të rinisë nuk do të ekzistoj më.

Nëse vazhdohet kështu shumë seriozisht, edhe të rinjtë që më herët kanë migrua në shtete të ndryshme të botës, do të bëjnë plane e projekte që të kthehen në vendlindjet e tyre për tu punësuar dhe jetuar. Kosovarët nuk janë të interesuar që vetëm për aventurë ta lëshojnë vendin e tyre por janë të detyruar për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe perspektivës së zhvillimit. Ata në diasporë për çdo natë shohin ëndrra duke menduar se gjenden në vendin e tyre Kosovë, edhe kur të zgjohen e fillojnë për tu përgatitur për diten e re të punës atë e bëjnë me mall për dhe kujtim të vendlindjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".