Vjehrri rrah rejën në Prizren, gjykata e lë në paraburgim

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 14:15
Vjehrri rrah rejën në Prizren, gjykata e lë në paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji të pandehurit D.N., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas gjykatës, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Me datë 28 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri i shkakton lëndim të lehtë trupor dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin e të dëmtuarës, viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së djalit, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të çastit, ditën kritike, i pandehuri i revoltuar nga dyshimet e tij se e dëmtuara nuk po kujdeset për fëmijën e saj, fillimisht e ofendon me fjalë, pastaj edhe e sulmon fizikisht duke e kapur në krahun e majtë, e godet me grushte në pjesën e fytyrës si pasojë e së cilës e dëmtuara rrëzohet në tokë, me ç’ rast të njëjtës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor”.

(Kosova Sot Online)