“Po i shoh njerëzit e mi duke vdekur”, rrëfimi i vullnetares mjekësore në Ukrainë

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 16:09
“Po i shoh njerëzit e mi duke vdekur”, rrëfimi i vullnetares mjekësore në Ukrainë

Një vullnetare nga batalioni mjekësor i Ukrainës ka thënë se është duke i parë njerëzit e saj të afërt duke vdekur derisa Rusia po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.

Tata Marharian, shkoi nga Donbas, vendi i saj i lindjes,  në Kyiv në vitin 2015 për të studiuar ligjin ndërkombëtar.

“Po shoh fëmijë të vdekur. Po shoh spitale që po bombardohen. Po shoh kisha që bombardohen. Është e vështirë… po i shoh njerëzit e mi duke vdekur. Po shoh të gjitha llojet e horrorit. Studiova për krimet kundër njerëzimit në universitet. Studiova për ligjin ndërkombëtar. Kurrë s’mendova që do t’i shoh këto me sytë  mi në vendin tim”.

Marharian ka thënë se është e bindur që ajo dhe vullnetarët e tjerë mund të bëjnë ndryshim.

(Kosova Sot Online)