Rusia propozon ligj për dënim me 15 vjet burg për ata që shkruajnë kundër luftës së ushtrisë ruse

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 16:59
Rusia propozon ligj për dënim me 15 vjet burg për ata që shkruajnë kundër luftës së ushtrisë ruse

Duma ruse ka propozuar një draft-ligj që parasheh dënim prej 15 vjet burg për ata që shkruajnë kundër aksioneve të ushtrisë ruse.

Kryetari i Komisionit për Siguri në Dumën ruse, Vasily Piskarev tha se këto masa po ndërmerren për të kundërshtuar sanksionet e prëndimit shkruan KyivIndependent.

“Parlamenti rus propozon burgim për përhapjen e “lajmeve të rreme” për luftën. Nëse shkruan për luftën e Rusisë kundër Ukrainës mund të çojë deri në 15 vjet burg”, shkruan mediumi ukrainas.

(Kosova Sot Online)