
Elshani: Ditët në vijim mund të ketë shtim të sulmeve kibernetike

Eksperti i kibernetikës, Driart Elshani thotë se në ditët në vijim mund të ketë shtim të sulmeve kibernetike.
Elshani thotë se sulmet kibernetike dhe lajmet e rreme janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
“Nuk çuditem nëse në ditët në vijim do të kemi sulme kibernetike të shtuara përveç fenomenit të lajmeve të rreme, sepse këto të dyja ndërlidhen.
Lajmet e rreme janë problem shumë i madh, nevojitet ngritje e kapaciteteve që të luftohet ky fenomen, Sepse pasojat janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha Elshani.
Ai shtoi se sa i përket kësaj në Kosove mungon një infrastrukturë ligjore për luftimin e lajmeve të rreme dhe për rregullimin e hapësirës kibernetike.
“Në këtë kontekst mund ta veçoj se ne kemi mangësi edhe në infrastrukturën ligjore, edhe pse kemi disa ligje, ligji kundër shpifjes, pastaj kemi disa organe, komisione të pavarur për media, megjithatë në Kosovë mungon një infrastrukturë ligjore për luftimin e lajmeve të rreme dhe për rregullimin e hapësirës kibernetike”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)