Zelensky: Rusia është detyruar t’i ndryshojë taktikat, sulmet s’na kanë bërë asgjë

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 12:49
Zelensky: Rusia është detyruar t’i ndryshojë taktikat, sulmet s’na kanë bërë asgjë

Ukraina do të vazhdojë të mbrohet nga trupat ruse që shkelin qytetet kryesore një javë pas fillimit të pushtimit, tha presidenti Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të fundit në Facebook, raporton CNN.

“Orët dhe ditët e para” të “luftës në shkallë të plotë” ishin “me të vërtetë të vështira”, tha ai, por ukrainasit ishin “të bashkuar, dhe për këtë arsye të fortë, dhe për këtë arsye ne ngulmuam. Dhe kështu do të vazhdojë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë.”

Trupat ruse janë mbajtur nga rezistenca e ashpër ukrainase për të cilën Zelensky tha se është ende e paprekur.

“Të gjitha linjat e mbrojtjes sonë janë mbajtur. Armiku nuk ka sukses në asnjë drejtim strategjik”, tha ai.

Moska është “detyruar t’i ndryshojë taktikat”, tha Zelensky, duke shtuar se “sulmet e Rusisë me raketa dhe bomba në qytetet ukrainase janë një rrëfim se ata nuk kanë arritur të bëjnë asgjë të rëndësishme në tokën tonë”.

Megjithatë, situata duket se po përkeqësohet, raporton CNN.

Kryetari i qytetit të rëndësishëm strategjik të Khersonit në Detin e Zi tregoi se forcat ruse kanë marrë kontrollin, megjithëse pretendimet mbeten të diskutueshme.

Në kryeqytetin urkainas, Kyiv, banorët u zgjuan në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga të paktën një shpërthim i madh në jugperëndim të qytetit, pas një dite me bombardime të forta.

Dhe në qytetin port të Mariupolit, banorët janë pa energji elektrike dhe pa ujë, sipas kryebashkiakut, ndërsa trupat ruse shtojnë ofensivën e tyre.

(Kosova Sot Online)