
Deputeti thotë se ka ardhur koha për t’i dërguar sinjale të qarta Vuciqit

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se është koha që Europa t’i kërkojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të ndalojë së luajturi lojëra.
Duke publikuar një fotografi të presidentit rus Vladimit Putin me kreun e shtetit serb, Kyuchyuk i thotë Vuçiqit se “nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh”.
“Koha që t’i dërgohet sinjal i fuqishëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ndalojë së luajturi lojëra . S’mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë, Z. Vuçiq. Duke refuzuar që të rreshtoheni me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosni sanksione kundër luftës së Putinit në Ukrainë, ju po e vini në pikëpyetje të ardhmen europiane të shtetit tuaj”, ka shkruar ai në Twitter.
(Kosova Sot Online)