Abazoviqit i vjen mbështetja nga një politikan shqiptar

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 16:45
Abazoviqit i vjen mbështetja nga një politikan shqiptar

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka ofruar mbështetje politikanit shqiptar në Mal të Zi, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, i cili është mandatuar për kryeministër.

Kamberi shkroi se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit malazez do ta fuqizonte demokracinë, qytetarinë dhe evropianizimin.

“Mbështetje Dritan Abazović për Kryeministër  Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi. Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi ka shtuar se Amabazoviq është “e kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi”.

(Kosova Sot Online)