
“Janë të shashtrisur”, Ukraina publikon përgjimet që pretendohet se janë të Policisë ruse

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës(SBU), ka përgjuar një nga bisedat e policisë ruse duke folur për situatën pranë qytetit Gostmel, ku rusët po ndihen ‘të shashtrisur’, shkruajnë Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Përmes një cicërime në Twitter, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar edhe një përgjim, ku shkruajnë se policët rusë janë të tmerruar nga humbjet e tyre.
“SBU përgjoi një nga bisedat e policisë ruse të trazirave duke diskutuar situatën pranë Gostomel. Ata janë të tmerruar nga humbjet e tyre dhe shpirti luftarak po shkrihet me borën e pranverës”, thuhet në njoftimin e tyre.
(Kosova Sot Online)