Zelenskiy i bën thirrje rusëve të protestojnë pas bombardimeve të ushtrisë në centralin bërthamor

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 15:35
Zelenskiy i bën thirrje rusëve të protestojnë pas bombardimeve të ushtrisë në centralin bërthamor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje rusëve që të organizojnë protesta kundër kapjes së centralit më të madh bërthamor nga forcat ruse.

Zelenskiy përmes një video-adresimi ka përmendur katastrofën bërthamore të  Çernobilit dhe impaktin që kishte si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi, shkruan The Guardian.

“Populli rus dua të ju bëj thirrje si është e mundur që pasi luftuam bashkë kundër pasojave të katastrofës nukleare të Çernobilit më 1986. Ju e kujtoni radioaktivitetin që u përhap pas shpërthimit. Viktimat. Nëse nuk e keni harruar s’duhet të qëndroni të heshtur. Radioaktiviteti s’e di ku është Rusia”, ka thënë Zelenskiy.

(Kosova Sot Online)