
BSPK i drejtohet Qeverisë: Pakënaqësia po rritet

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate për media ka dërë të ditur se pakënaqësia po rritet arsyeshëm dita ditës, e sidomos në këtë po kontribuon mosmiratimi i Ligjit për Paga.
BSPK, deklaron se janë në pritje, dhe zotimi i tyre është që të mos pranohet teksti i projektligjit i cili nuk e rregullon si duhet sistemin e Pagave, dhe i cili ka shmangie kushtetuese që të mund të hidhet nga Gjykata Kushtetuese.
"Besojmë shumë që Sponsorizuesi do të jetë bashkëpunues në të mirë të tekstit si duhet të projektligjit për Paga i cili do të paqëton Sindikalistët dhe të gjithë të punësuarit" thuhet në komunikatë
Komunikata e plotë:
omunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Në pritje të tekstit fillestar të Shtojcave të Projektligjit për Pagat
4 mars 2022
Pakënaqësia po rritet arsyeshëm dita ditës, e sidomos në këtë po kontribuon mosmiratimi i Ligjit për Paga.
Sponsorizuesi i Ligjit për Paga, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, ka formuar Grupin e Punës ku jemi të përfshirë edhe ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-ja.
Deri më tash kemi pasur vetëm një takim ku kemi paraqitur vërejtjet tona me shkrim në tekstin fillestar të Projektligjit.
Partneri ynë social, Qeveria, ka premtuar dhe është zotuar që shtojcat, të cilat duhen të jenë pjesë integrale e Projektligjit, do të na dërgohen për tu rishikuar nga ne që të mund t’i parashtrojmë vërejtjet tona eventuale në to dhe t’ia paraqesim Grupit të Punës.
Jemi në pritje, dhe zotimi ynë është që të mos pranohet teksti i projektligjit i cili nuk e rregullon si duhet sistemin e Pagave, dhe i cili ka shmangie kushtetuese që të mund të hidhet nga Gjykata Kushtetuese.
Besojmë shumë që Sponsorizuesi do të jetë bashkëpunues në të mirë të tekstit si duhet të projektligjit për Paga i cili do të paqëton Sindikalistët dhe të gjithë të punësuarit.
(Kosova Sot Online)