Ministrja Haxhiu: Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 11:37
Ministrja Haxhiu: Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e 24-të të Epopesë së UÇK-së, duke thënë se rënia e familjes Jashari ka hapur shtigjet e lirisë.

“Më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, jehonë e cila përveç që ngriti në këmbë një komb të tërë, tronditi botën e qytetëruar, për të kthyer vëmendjen e merituar të miqve ndërkombëtarë dhe popujve liridashës” ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka shtuar tutje se lirië e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Ky është postimi i plotë i ministres:

Rënia e lavdishme e familjes Jashari, me komandantin legjendar, Adem Jasharin, hapi shtigjet drejt lirisë.

Më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, jehonë e cila përveç që ngriti në këmbë një komb të tërë, tronditi botën e qytetëruar, për të kthyer vëmendjen e merituar të miqve ndërkombëtarë dhe popujve liridashës.

Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Lavdi të rënëve të familjes Jashari!

Lavdi dëshmorëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës!

(Kosova Sot Online)