Osmani në takim me Talat Xhaferin: Ballkani i Hapur, mjet i Serbisë për shtrirje të hegjemonisë në rajon

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 11:40
Osmani në takim me Talat Xhaferin: Ballkani i Hapur, mjet i Serbisë për shtrirje të hegjemonisë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me të cilin ka diskutuar edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

Osmani ka konsideruar se kjo nismë është një mjet i Serbisë për shtrirjen e hegjemonisë së saj në rajon.

Kështu sipas saj, Rusia dhe shtete e tjera përmes marrëveshjeve me Serbinë po përpiqet të shtrijë ndikimin në rajon.

“Prandaj nismën për Ballkanin e Hapur, Presidentja Osmani e konsideron si mjet  të Serbisë për shtrirje të hegjemonisë së saj në rajon. Sipas Presidentes, Rusia dhe shtetet e tjera autokratike përmes marrëveshjeve me Serbinë po përpiqen ta shtrijnë ndikimin e tyre të dëmshëm në rajon”, ka thënë ajo.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Presidenca.

(Kosova Sot Online)