Departamenti Amerikan i Shtetit sjell lajme të këqija për dështimin në drejtësi, në Kosovë dhe në Shqipëri!

Departamenti Amerikan i Shtetit sjell lajme të këqija për dështimin në drejtësi, në Kosovë dhe në Shqipëri!

Gani Qarri

  • 05 March 2022 - 09:01

Shkruan: Analist - Gani Qarri 

Duke pasur parasysh të gjitha këto shqetësime dhe konstatime, Qeveria e Kosovës, policia dhe institucionet e sundimit të ligjit, duhet të jenë shumë më syçelë, të rrisin kujdesin dhe shpeshtojnë kontrollet, në mënyrë që ti asgjësojnë lidhjet e grupeve të inkriminuara, si dhe ta shkatërrojnë trashëgimin kriminale që e kanë gjetur pas ardhjes në pushtet, trashëgiminë e lidhjes dhe ndikimit të krimit të Organizuar nga baza e lokale në Shqipëri, me degët e shtrira në Kosovë, në politikë dhe në biznes.

Mjerisht raporti  i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin e kaluar, e konsideron serish Shqipërinë si vend burim të kanabisit dhe bazë për trafikantët ndërkombëtarë të drogave, kurse qeveria shqiptare sipas DASH, de fakto ua ka dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin në territor bandave të krimit të organizuar, të cilat pasi përdoren në zgjedhje për të grumbulluar vota duke kërcënuar, intimituar dhe blerë vota për rilindjen ata për fat të keq, shpërblehen edhe me emërime në postet kyçe qeveritare dhe në administrate duke ju ofruar paprekshmëri në aktivitetin e tyre kriminal! Në konstatimin më të freskët të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, thuhet se reflektimet e këtyre krimeve zgjerim të rrezes së veprimit, kanë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, e veçanërisht në Kosovë.

Madje lidhjet e sforcuara të grupeve kriminale, po ndikojnë edhe mbi të gjitha nivelet e pushtetit, prej nga vijnë dhe rrjedhin të gjitha të këqijat, si; kontrabanda, trafikimi me njerëz e mallra, si dhe pastrimi i parasë së pistë, deri në nivel të institucionalizimit të saj, sidomos në fushën e biznesit të dyshimtë, të lidhur drejtpërsëdrejti me krimo politikën, andej dhe këndej kufirit. Edhe pse në raport konstatohen disa masa veprimi simbolik gjatë vitit të kaluar kundër bandave të krimit të organizuar, raporti i DASH-it me incizimin e gjendjes dhe evidentimin e fakteve konfirmon shqetësimin e thellë, për bashkëpunimin e qeverisë Rama me grupet kriminale, dhe sikur të mos ishte miratuar ligji Vetting, do të sillte krim edhe më të zhvilluar dhe do ta dobësonte për së tepërmi sundimin e ligjit. Sipas DASH, Shqipëria është vendburim i kanabisit dhe bazë për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. 

Prandaj për fat të keq, ky është vlerësimi në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku më tej thuhet se “Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi për tu këmbyer me heroinë dhe kokainë, të cilat pastaj, kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë”, të cilët “ luajnë rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”. Për aq më tepër, Shqipëria konsiderohet si “elementi kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, ndërsa grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme edhe në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën latine, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”. 

Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë prezencën dhje rrjetet e tyre kriminale në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja, e deri te zinxhiri i shitjeve kudo nëpër botë. Ndërsa në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “sundimi relativisht i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë shkaku dhe nxitësit kryesorë” të fenomenit të drogës në Shqipëri, ku edhe krimi dhe dhuna e përditshme në Shqipëri, janë të lidhura me krimin e organizuar, ndaj gjyqtarë, prokurorë, policë dhe gazetarë, jo rrallë kanë qenë subjekt i kërcënimeve” publike. Duke pasur parasysh të gjitha këto shqetësime dhe konstatime, 

 Qeveria e Kosovës, policia dhe institucionet e sundimit të ligjit, duhet të jenë shumë më syçelë, të rrisin kujdesin dhe shpeshtojnë kontrollet, në mënyrë që ti asgjësojnë lidhjet e grupeve të inkriminuara, si dhe ta shkatërrojnë trashëgimin kriminale që e kanë gjetur pas ardhjes në pushtet, trashëgiminë e lidhjes dhe ndikimit të krimit të Organizuar nga baza e lokale në Shqipëri, me degët e shtrira në Kosovë, në politikë dhe në biznes. Sipas raportit në fjalë, sa i takon veprimtarisë kriminale, gjendja në Kosovë nuk ka dalluar shumë nga ajo në Shqipëri, madje njësoj si atje edhe këtu, në mandatet e kaluara qeverisëse, praktikisht qeveritë e deritashme e kishin kopjuar modelin e qeverisjes në Shqipëri, prandaj sovranitetin e kontrollin në territor, në biznes dhe në institucione, e kanë ushtruar grupet mafioze të lidhura me politikën dhe nëntokën e krimit të organizuar në të dy anët e kufirit.

Aktiviteti kriminal i këtyre degëve të mafies shqiptare në Kosovë shkon edhe më tej duke pastruar edhe paratë e pista me përmasa alarmante sidomos në fushën e ndërtimit, duke investuar miliona e miliarda në mega komplekse kolektive banesore, pasi që Kosova e ndikuar dhe infektuar për gati dy dekada nga lidhjet me krimin e organizuar në Shqipëri ka qenë hapësirë e pambrojtur ndaj pastrimit masiv të parave të pista, për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar, boshllëqeve në legjislacion dhe mungesa e mbikëqyrjes efikase të rrjedhës dhe qarkullimit të parasë në vend. Dhe ndonëse ende nuk është publikuar një raport analitik i kësaj natyre për gjendjen në Kosovë, kambanat e forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH për këtë lloj të krimit në rajon, në Shqipëri dhe Kosovë, do të duhej alarmuar dhe mobilizuar Qeverinë e Kosovës për ti shpallë luftë serioze krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. 

Prandaj duke pasur parasysh se Qeveria Kurti, ka ardhur në pushtet me flamurin e ngritur lartë për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,tani duhet të tregoi guxim dhe shpallë luftë frontale grupeve korruptive dhe atyre mafioze, të cilat fatkeqësisht gjenezën e krijimit dhe modelin e fushëveprimit e kanë kopje, të huazuar nga Shqipëria dhe shkolla mafioze e krimit të organizuar të Edi Ramës, pasi që me gjithë keqardhjen edhe pse vitet kalojnë vlerësimi  i Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH-it, Shqipëria e konsideruar si vend prodhues dhe Kosova e parë si vend transit i drogës dhe lëndëve narkotike, mbeten për më se 20 e më tepër vite, dy vendet më të korruptuar në Evropë, nëse jo edhe më gjerë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".