Putin ua ndaloi transmetimin, stafi i televizionit rus i çojnë mesazh në paraqitjen e fundit

  • E. /
  • 05 March 2022 - 14:40
Putin ua ndaloi transmetimin, stafi i televizionit rus i çojnë mesazh në paraqitjen e fundit

Stafi i një televizioni rus ka bërë paraqitjen e fundit pasi pushteti i Putinit në Rusi ua ka ndaluar transmetimin shkaku i raportimit për luftën në Ukrainë.

Gazetari në paraqitjen e fundit të tij para mbylljes ka thënë “Nuk kalojnë dhe Jo luftë” dhe më pas është larguar nga studio televizive së bashku me stafin, shkruan BBC.

Rregullatori i telekomunikimit rus ka akuzuar këtë televizion për “nxitje të ekstremizimit, abuzim me qytetarët rus, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe inkurajim të protestave”.

(Kosova Sot Online)