
Armëpushim i ri në qytetin ku u panë skena terrori

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore, nga ora 10:00 deri në orën 21:00 me orën lokale, sipas këshillit të qytetit, raporton BBC.
Qytetarët do të jenë në gjendje të evakuojnë qytetin përgjatë një rruge të rënë dakord nga ora 12:00 me kohën lokale.
Një plan i ngjashëm i shpallur të shtunën u rrëzua menjëherë pasi u njoftua, për shkak të bombardimeve.
(Kosova Sot Online)