Deputeti tregon, ja si po manipulohen zgjedhjet në Lushnje

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 13:00
Deputeti tregon, ja si po manipulohen zgjedhjet në Lushnje

Deputeti i PD-së Luan Baçi që tashmë mbështet koalicionin “Shtëpia e lirisë” të Sali Berishës ka filmuar një punonjës të bashkisë që sipas tij ka lista në dorë në një qendër votimi në Lushnje.

“Bujar Kullolli, kryetar i NJ.V. Allkaj, në shkelje të plotë të ligjit, në shërbim të “Sefave” – denoncon Baçi.

DIALOGU

Personi pas kamerës: Po të bëj video me listat.
Shoqëruesi i Bujar Kullollit: Po re bëj.
Personi pas kamerës: Për ça i mban listat?
Shoqëruesi i Bujar Kullollit: Për ça të duhen? Hajde se do flasim bashkë.
Personi pas kamerës: Do flasim. Rrini me listat para…

(Kosova Sot Online)