Ideja që britanikët të luftojnë për Ukrainën kundërshtohet nga shefi i shtabit të Mbrojtjes

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 15:03
Ideja që britanikët të luftojnë për Ukrainën kundërshtohet nga shefi i shtabit të Mbrojtjes

Shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka hedhur poshtë sugjerimin e Sekretares së Jashtme, Liz Truss se britanikët mund të udhëtojnë në Ukrainë për t’i marrë armët në luftë kundër Rusisë, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte e paligjshme, raporton The Guardian.

Sir Tony Radakin u bëri thirrje njerëzve të mos nxitojnë drejt “tingullit të armëve” dhe theksoi se ka shumë mënyra të tjera që njerëzit në MB mund t’i mbështesin ata që i rezistojnë avancimit të trupave të Vladimir Putinit.

Javën e kaluar, Truss u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për këdo që dëshironte “të bashkohej me mbrojtjen e sigurisë në Evropë” të “qëndronte krah për krah me ukrainasit kundër pushtuesve”.

E pyetur nëse britanikët duhet të shkojnë për të luftuar, ajo tha: “Unë e mbështes këtë, dhe sigurisht kjo është diçka për të cilën njerëzit mund ta marrin vendimet e tyre”.

(Kosova Sot Online)