Prekëse: Një fëmijë ukrainas duke qarë, derisa i vetëm kalon kufirin për në Poloni

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 11:26
Prekëse: Një fëmijë ukrainas duke qarë, derisa i vetëm kalon kufirin për në Poloni

Fëmijët e vegjël janë në mesin e 1.5 milion njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus – dhe disa janë të detyruar ta bëjnë udhëtimin vetëm.

Dhe një video tregon një fëmijë duke kaluar kufirin në Poloni, duke ecur përpara një grupi të rriturish.

Me sa duket vetëm, ai qan ndërsa ecën, i mbështjellë me një pallto dhe duke mbajtur vetëm një qese me gjëra të tij.

Ai duket tepër i vogël në trotuar, duke qëndruar i ndarë nga familjet e tjera të evakuuara.

Shumica e refugjatëve kanë ikur në Poloni, ndërsa të tjerë kanë kaluar në Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.

(Kosova Sot Online)