Qeveria Kurti ta lufton krimin pamëshirshëm, për ta fituar besimin qytetar për mbushjen e Fondit të Sigurisë

Qeveria Kurti ta lufton krimin pamëshirshëm, për ta fituar besimin qytetar për mbushjen e Fondit të Sigurisë

Gani Qarri

  • 07 March 2022 - 07:37

Shkruan: Analist - Gani Qarri

Në mënyrë që fondi i sapo-hapur për forcimin, profesionalizimin dhe pajisjen e FSK-së, të mbushet sa më mirë, me mjetet e nevojshme nga qytetarët në vend dhe ata në diasporë, Qeveria Kurti, fillimisht duhet ti kërkojë prokurorisë hapjen e menjëhershme të dosjeve të fondit “3%” dhe atij “Vendlindja Thërret” kur dihet se tash e mbi 22 vite, asgjë nuk është ndërmarrë ligjërisht, nuk ka kurrfarë llogaridhënie dhe për më tepër se dy dekada, askush nuk është ndëshkuar as nxjerrë para drejtësisë për sqarimin para qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve në diasporë, që kontribuuan për këto fonde, se ku përfunduan parat e tyre.

Mos distancimi i Qeverisë Kurti dhe as Ministrisë së Drejtësisë nga e ashtuquajtura "ndërmarrje kriminale", e cila akuzohet për vrasjen e shqiptarëve, ka fut frikë dhe dyshime të mëdha veçanërisht tek mërgimtarët në diasporë, se përderisa në Kosovë vazhdojnë fajdetë, korrupsioni, plaçka e hajnia, kësaj radhe parat e tyre do të keqpërdoren për financimin e mbrojtjes së të akuzuarve milioner, për krime lufte në Hagë, ani pse pasuria e tyre personale dhe familjare, vazhdon të rritet e trashet pafund, në konto-të shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Madje dështimi për më shumë se 20 vite i institucioneve të drejtësisë në Kosovë, për zbardhjen e aferës së plaçkitjes së fondeve të “3%” dhe atij “Vendlindja Thërret”, do të ndikojë tejet negativisht, për të kontribuar më me vullnet dhe entuziazëm, në Fondin e sigurisë së Kosovës nga shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Kështu që Qeveria Kurti, për ta fituar besimin e shqiptarëve, që ata të kontribuojnë sa më shumë për fuqizimin ushtarak, armatosjen dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa hezitim dhe pa pasur dyshim për keqpërdorimin e parasë dhe mundit të tyre si në fondet “3%” dhe “Vendlindja Thërret”, duhet ta nënshkruaj një kontratë garantimi me mërgimtarët, se paratë e tyre, nuk do të keqpërdoren, marrin kahe tjetër dhe as destinim ndryshe, nga ajo që është publikuar në shpalljen publike. Një ofrim i tillë sigurie, është nevojë e domosdoshme për rritjen e kontribuimit të mërgimtarëve dhe përshpejtimin e hapave të forcimit të mbrojtjes shtetërore të Kosovës, konformë rrethanave të reja të krijuara ndërkombëtare të sigurisë, pas shpërthimit të agresionit të Rusisë imperialiste, për okupimin e Ukrainës edhe për shkak të rrezikut potencial të shpërthimit të ndonjë lufte okupuese edhe në Ballkanin Perëndimor, përderisa dihen publikisht ambiciet hegjemoniste të Serbisë fashiste për okupimin e pjesshëm apo edhe në shkallë të gjerë të Republikës së Kosovës. 

Prandaj duke pasur parasysh aktualizimin e investimeve masive në ushtri, nga të gjitha vendet evropiane, tashmë është shumë e drejtë, nevojë e domosdoshme dhe madje edhe detyrë urgjente që më në fund edhe Qeveria e Kosovës ta aktualizojë çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes ushtarake të vendit nga pretendimet territoriale të shteteve të njohura hegjemoniste si Serbia okupatore. Në mënyrë që fondi i sapo-hapur për forcimin, profesionalizimin dhe pajisjen e FSK-së, të mbushet sa më mirë, me mjetet e nevojshme nga qytetarët në vend dhe ata në diasporë, Qeveria Kurti, fillimisht duhet ti kërkojë prokurorisë hapjen e menjëhershme të dosjeve të fondit “3%” dhe atij “Vendlindja Thërret” kur dihet se tash e mbi 22 vite, asgjë nuk është ndërmarrë ligjërisht, nuk ka kurrfarë llogaridhënie dhe për më tepër se dy dekada, askush nuk është ndëshkuar as nxjerrë para drejtësisë për sqarimin para qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve në diasporë, që kontribuuan për këto fonde, se ku përfunduan parat e tyre.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".