
Lexoni edhe:
QKUK: Kryhet një operacioni i komplikuar, i shpëtohet jeta një 55 vjeçari që ishte therur me thikë
Marina ukrainase njoftoi se një nga luftanijet ruse që e bombardoi “ishullin e gjarpërinjve” në ditën e parë të luftës u shkatërrua nga raketat. Lajmi është transmetuar nga portali ushtarak ukrainas mil.in.ua.
Forcat ukrainase të mbrojtjes, të vendosura në portin e Odesës në Detin e Zi pretendojnë se e kanë goditur anijen Vasily Biko me një breshëri raketash.
Anija thuhet se ishte një nga dy të përfshira në një sulm të rëndë në “ishullin e gjarpërinjve”, ku 13 roje kufitare ukrainase u urdhëruan të dorëzoheshin.
Një video e raketave të lëshuara nga Odesa u publikua mbrëmë.
(Kosova Sot Online)