Arrestohen pesë persona për prostitucion

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 10:35
Arrestohen pesë persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Gjakovë pasi dyshohet se gjatë muajit shkurt janë marrë me prostitucion.

Në pranga të policisë kanë përfunduar katër meshkuj dhe një femër.

Të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë shkurt 2022 – 19:30. Janë arrestuar katër meshkuj dhe një femër nën dyshimin e bazuar se janë marrë me prostitucion. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)