
Lexoni edhe:
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse i shoqëroni ilaçet me kafe
Pas një presioni të jashtëzakonshëm që po i bëhet kryetarit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, rreth procesit zgjedhor për president të FFK-së nga ana e ashtuquajturës “opozita e FFK-së”, kryesia e tifozëve “Dardanët”, sot i kanë shkuar në zyrë kryetarit Ademi.
Në emër të tifozëve të Kombëtares, kryetari i tyre, Lulëzim Berisha, i ka ofruar përkrahje në procesin zgjedhor Ademit, i cili po përballet me akuza të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqmenaxhim të FFK-së. Po ashtu, Berisha e ka siguruar Ademin se biletat e ndeshjeve të Kombëtares nuk janë keqpërdoruar asnjëherë nga “Dardanët”.
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse i shoqëroni ilaçet me kafeLexoni edhe:
Në njoftimin e FFK-së thuhet:
Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, priti sot në takim grupin e tifozëve të kombëtares, Dardanët. Me këtë rast, kreu i FFK-së i falënderoi Dardanët për kontributin e tyre, për mbështetjen që i kanë dhënë futbollit dhe ekipeve tona kombëtare, për modelin dhe imazhin e mirë që i kanë dhënë vendit, duke veçuar kështu ndeshjen me Anglinë në shtëpi, pritje e cila u vlerësua lart nga FIFA dhe UEFA por edhe nga vet federata angleze. Ademi po ashtu i njoftoi Dardanët me realitetin në futbollin e Kosovës i cili është krejt ndryshe nga ajo që po paraqitet nëpër disa mediat vendore. Dardanët nga ana tjetër e falënderuan presidentin Ademi për punën e mirë, për mbështetjen që u ofron atyre, pastaj për implementimin e VAR-it në Kosovë dhe për shumë punë tjera të cilat gjithmonë janë në të mirë të futbollit. Kryetari i Dardanëve Lulzim Berisha, në emër të tifozerisë i ofroi presidentit Ademi mbështetjen e pakontestueshme edhe për mandatin e ri. Ai po ashtu mohoi të kenë keqpërdorur biletat në ndeshjet e Kosovës dhe i siguroi presidentit Ademi se gjithmonë do të jenë në shërbim të vendit, në përkrahje të Kosovës, e në këtë periudhë zgjedhjesh në FFK edhe në mbështetje të plotë të presidentit Agim Ademi, të cilin e vlerësoi si njeriun më të kompletuar dhe më meritor për ta drejtuar futbollin e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme katërvjeçare.
(Kosova Sot Online)