Glauk Konjufca ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 14:52
Glauk Konjufca ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e papritur të ish-kryetarit shumëvjeçar të komunës së Istogut, Haki Rugova. Ngushëllime miqve, familjes Rugova, kryesisë së LDK-së dhe qytetit të Istogut! Lutem që të prehet në paqe shpirti i tij!”, ka shkruar Konjufca.

Rugova ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e konfirmoi zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi. Për vdekjen e tij ngushëlloi edhe presidentja e vendit dhe shumë bashkëpartiakë të tij.

(Kosova Sot Online)