Rreth 300 ushtarë paqeruajtës po kthehen në Ukrainë, 40 nga Kosova

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 14:42
Rreth 300 ushtarë paqeruajtës po kthehen në Ukrainë, 40 nga Kosova

Afër 300 veta nga personeli i forcave paqeruajtëse do të kthehen në Ukrainë, ka thënë për CNN, Oleksiy Arestovych, këshilltar në Zyrën e Presidentit.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, do të takohet me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, për bisedime të enjten.

“Pavarësisht bisedimeve, ne duhet të mbajmë shpresë në ushtrinë tonë”, tha Arestovych kur ai u pyet nëse ka ndonjë shpresë që bisedimet t’i japin fund luftës.

Nga Kosova, 40 ushtarë ukrainas u nisën drejt vendit të tyre. Ata shërbyen në kuadër të NATO-s, në misionin e KFOR-it. 

(Kosova Sot Online)