
Ushtarët janë parë duke lëvizur me mjetet e tyre drejt Mitrovicës

Ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it janë parë duke lëvizur me mjetet e tyre drejt Mitrovicës.
Pamjet e kolonës së mjeteve ushtarake të KFOR-it ukrainas të cilët nga baza e tyre në Lipjan kanë vazhduar në drejtim të Mitrovicës, ndërkaq nuk dihet nëse kjo kolonë e mjeteve është larguar nga Kosova.
Një zëdhënës i KFOR-it i tha se momentalisht pjesëtarët ukrainas të KFOR-it janë akoma me shërbim në Kosovë.
40 ushtarë ukrainas shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Ndërkaq, komandanti suprem i tyre, presidenti Volodomyr Zelensky, dje ka nënshkruar një dekret me të cilin i tërheq të gjithë ushtarët ukrainas në misionet paqeruajtëse nëpër botë për t’u mobilizuar në Forcat e Armatosura ukrainase të cilat tash e dy javë po e luftojnë agresionin rus në vendin e tyre.
(Kosova Sot Online)