
Ish-zv.ministri i Kurtit: Qeveria s’është fajtore për rritjen e çmimeve por është përgjegjëse

Ekonomisti dhe ish-zëvendësministri në Qeverinë Kurti I, Edison Jakurti tha se Qeveria nuk është fajtore për rritjen e çmimeve të produkteve, mirëpo është përgjegjëse nëse nuk vepron.
Jakurti tha se me këtë rritje çmimesh që vijnë nga faktorë globalë do të ishte ndikuar secila qeveri që do të ishte në krye të vendit.
“Faktorët globalë që po ndikkojnë sot në rritjen e cmieve kishin me qenë faktorët që kishin me u përballu secila qeveri, e djathtë apo e majtë a po është qeveria VV apo dikush tjetër”, tha Jakurti.
Ekonomisti i cili aktualisht është edhe anëtar në grupin punues të Fondit Sovran tha se qeveria mundet me qenë fajtore nëse nuk ndikon në zbutjen e ndikimit që rritja e çmimit mund ta ketë.
“Këta faktorët që po ndikojnë në rritjen e cmimeve janë jashtë dorës së qeverisë, por kjo nuk do të thotë që qeveria detyrimisht shfajësohet nëse nuk vepron. Qeveria nuk ëhstë fajtore për rritjen e çmimeve por mundet me u bo fajtore nëse nuk ndikon në zbutjen e ndikimit që rritja e cmimeve mund ta ketë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)