Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka filluar sërish bombardimin e korridorit humanitar në Mariupol

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 13:00
Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka filluar sërish bombardimin e korridorit humanitar në Mariupol

Autoritetet lokale në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit thonë se forcat ruse kanë filluar të hedhin bomba në “korridorin e gjelbër” të caktuar për të evakuuar banorët e Mariupolit, shkruan CNN.

“Për momentin, bombardimi ajror i Mariupol është duke u zhvilluar,” tha Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupol.

Andryushchenko deklaroi se sulmet ajrore po kryheshin për të shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe për të izoluar plotësisht qytetin.

Të mërkurën vonë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat e saj kishin avancuar në disa rrethe rreth Mariupolit.

(Kosova Sot Online)