
“Poshtë komunizmi' – Edi Rama reagon online ndaj protestave masive në Shqipëri për ngritjen e çmimeve

Ndërsa qytetarët vijojnë protestat para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, kryeministri Edi Rama ka dalë live në Facebook duke dhënë disa përgjigje. Kryeministri ftoi qytetarët që të bashkohen me faktet, të cilat sipas tij tregojnë se vendi ka naftë të rëndë e cila shitet për bitum.
“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit…, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook.
Kryeministri shqiptar, ka thënë se ai është njeriu i fundit në Shqipëri që nuk shqetësohet nga rritja e çmimeve. Ai ka kërkuar bashkimin e qytetarëve për faktet që e shpjegojnë krizën.
“Ne s’mund të jemi të ndarë për faktet, për opinionet po. Problemi me energjinë dhe naftën thonë disa se ne i kemi mjaftueshëm se Shqipëria është e pasur por fajin e ka qeveria që i shet jashtë. Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmi e prodhimit me reshje të larta e jo më me reshje të ulëta. Nafta jonë është e rëndë. Shitet për bitum”, tha Rama.
(Kosova Sot Online)