Tronditëse: Burri vret me 5 plumba vajzën 1 javëshe, dëshironte që fëmija i parë të ishte djalë

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 09:51
Tronditëse: Burri vret me 5 plumba vajzën 1 javëshe, dëshironte që fëmija i parë të ishte djalë

I dyshuari Shahzaib Khan u arrestua nën dyshimin se kishte vrarë të bijën e tij me revole pasi e kishte qëlluar me katër plumba.

Vajza e vogla një javësh Jannat – që i bie Parajsë në gjuhën Urdu u qëllua me pesë plumba në shtëpinë e saj në Mianwali të Pakistan këtë të hënë.

I dyshuari dhe arrestuari kryesor është babai i saj Shahzaib Khan pasi dëshironte që fëmija i tij i parë të ishte djalë, jo vajzë.

Sipas policisë ai  kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe kishte urdhëruar gruan e tij t’i jepte Jannat para se ta qëllonte me pesë plumba ka raportuar gazeta pakistaneze Dawn.

Sipas tyre Shahzaib që ishte i martuar për dy vite ishte shumë i zemëruar me lindjen e vajzës së tij dhe kishte refuzuar ta pranonte, duke qëndruar larg. Ai ishte kthyer në shtëpi dhe ishin prezent edhe familja e tij kur ai u kthye dhe i urdhëroi asaj t’ia dorëzoj vajzën.

Sipas policisë familjarët provuan t’ia marrin Jannat nga duart por ai iu kishte drejtuar revolen dhe i kërcënoi se do vriste këdo që i afrohej.

I dyshuari i zbrazi 5 plumba drejt saj me katër që e qëlluan për vdekje Jannat.

Shahzaib u arratis nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar tek ditën e enjte pas një kërkimi disa ditor.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka nxitur tërbim në Pakistan pasi u mësuan detajet e rastit.\

(Kosova Sot Online)