SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin Perëndimor

SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin Perëndimor
SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin Perëndimor

Muhamet Kelmendi

  • 11 March 2022 - 07:56

Shkruan: Analist- Muhamet Kelmendi

Ballkani Perëndimor po mbrohet nga ndikimi sllavo - rus kryesisht nga tre popuj, nga Shqiptarët, kroatët e boshnjakët. Këta duhet armatosur dhe ndihmohen nga BE dhe SHBA-të duke u pranuar në BE dhe NATO. Nëse edhe Kosova dhe Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk pranohen në NATO dhe në BE, e sidomos Kosova dhe Republika e Bosnjës kërcënohen, prandaj duhet të vihen në ombrellën e NATO-se. Nëse kjo nuk realizohet, këto dy republika, sidomos Kosova që gjendet në ballë të agresorit shovinist serb, duhet të armatoset. Natyrisht se integrimi në NATO dhe në BE, me mbështetje të SHBA-ve është mbrojtja më e mirë.

-SHBA është një shtet që tash e dy tri dekada, ka qenë, herë më shumë e herë me pak, në anën e Kosovës. Tash kur agresioni rus po marshon në brendi të Ukrainës, ka të dhëna se shpërthime të renda luftarake mund të bëhen në Ballkanin Perëndimor. Në këtë hapësirë gjeografike është Serbia e krijuar nga Rusia dhe e forcuar nga ajo dhe shumë shtete tjera tash në BE dhe në NATO. Si shtet i tillë, Serbia po tregon pretendime territoriale ndaj shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor. Kosovën e konsideron si pjesë të territorit serb dhe vetëm kohën e pret të jetë e përshtatshme për të intervenuar ushtarakisht. Serbia po vepron edhe në Bosnje e Hercegovinë me anën e Republikës Serbe. Me Malin e Zi pretendon në krijimin e unionit federative, duke e futur nën sundim.

Po kaq i rëndë është edhe apetiti shovenist serb ndaj Maqedonisë së Veriut. Pretendimet e tilla nuk realizohen me paqe. "Ballkani i Hapur" si mjet i Serbisë së Madhe, ka kundërshtime të mëdha. Mbetet forca si mjet i realizimit të pushtimeve serbe. Për këtë është armatosur dhe përgatitur mirë. Pret vetëm momentin dhe urdhrin e Moskës për të hyrë në aksion. Kjo situatë është e qartë në Uashington. Këtë e dinë edhe në Londër, në Paris, në Berlin, në Vjenë, në Romë etj. E dinë edhe në Bruksel. Megjithatë, ka kundërthënie midis shteteve ndaj Ballkanit Perëndimor. Shteti i vetëm, në Evropë, tash për tash që nuk i ka aprovuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë është Serbia. Në Beograd bëhen edhe demonstrata në përkrahje të agresionit rus dhe për Putinin. Po Evropa heshtë. Po heshtet edhe në Uashington. Serbia nuk po dënohet. Ndaj kësaj heshtjeje është kërkesa e 10 anëtarëve të Kongresit amerikan që i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rris angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor dhe të angazhohet në integrimin e plotë të kësaj pjese të UE edhe në mekanizmat euroatlantik.

Veprimi i tillë u bë sepse Ballkani Perëndimor është në brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, përball Italisë, shteteve të Mesdheut dhe konfliktet në këtë anë janë shumë të rrezikshme për paqen në botë. Me konfliktet ushtarake në Ballkanin Perëndimor rrezikohen shtete të shumta në Evropë,në Afrikën e Veriut dhe në Azinë a afërte. Këto janë faktet e kërkesës për angazhim të Uashingtonit në këtë pjesë të Evropës. BE-ja ka probleme të mëdha. Ato po reflektohen edhe në NATO dhe në Uashington. Këtej po ka qëndrime kontradiktore dhe jo të unifikuara, në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor po mbrohet nga ndikimi sllavo - rus kryesisht nga tre popuj, nga Shqiptarët, kroatët e boshnjakët.

Këta duhet armatosur dhe ndihmohen nga BE dhe SHBA-të duke u pranuar në BE dhe NATO. Nëse edhe Kosova dhe Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk pranohen në NATO dhe në BE, e sidomos Kosova dhe Republika e Bosnjës kërcënohen, prandaj duhet të vihen në ombrellën e NATO-se. Nëse kjo nuk realizohet, këto dy republika, sidomos Kosova që gjendet në ballë të agresorit shovinist serb, duhet të armatoset. Natyrisht se integrimi në NATO dhe në BE, me mbështetje të SHBA-ve është mbrojtja më e mirë. Por, u pa në Bruksel se integrimet e tilla janë, sidomos për Kosovën, akoma shumë larg. Mirë është se tri shtete të Ballkanit Perëndimor, respektivisht Shqipëria Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, që janë anëtare e NATOS-s. Kjo është një mbrojtje e madhe. Por agresioni,nëse e kërkon Rusia, nga Serbia nuk bëhet kundër këtyre shteteve, bëhet ndaj Kosovës dhe në Republikën Serbe. Kosova është qendra e konfliktit. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë territore ku nga Serbia kërkohet të krijohen konflikte të brendshme. Me atë hapet perspektivë për agresionin serb. Ballkani Perëndimor është një pozite strategjike e dy anëve, të Rusisë e Serbisë me Kinën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, të NATOS, BE dhe SHBA-ve. Kjo ndarje ekziston. Por ka shtete që janë edhe me shtetin serb dhe këtu është rreziku për Ballkanin Perëndimor. Priten veprime konkrete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".