Osmani takon Stoltenbergun dhe Erdoganin në Forumin Diplomatik në Antali

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 15:44
Osmani takon Stoltenbergun dhe Erdoganin në Forumin Diplomatik në Antali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.

Nga atje ajo ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë ceremonisë, Osmani është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë  e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

(Kosova Sot Online)