Franca e nderon ish-ambasadorin Gashi me urdhrin Komandantit të Legjionit të Nderit

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 16:27
Franca e nderon ish-ambasadorin Gashi me urdhrin Komandantit të Legjionit të Nderit

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ia ka dorëzuar mbrëmjen e të enjtes, urdhrin e Komandantit të Legjionit të Nderit, ish-ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Njoftimin për këtë e ka bërë ambasada e Francës në “twitter”.

“Ambasadorja e Francës Marie-Christine Butel i ka dorëzuar mbrëmë në Rezidencën e Francës në Prishtinë, urdhërin e Komandantit të Legjionit të Nderit, z. Qëndrim Gashi, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Francë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)