Ekspertët nga Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel, Lajçak kërkon zgjidhje për çështjen e targave

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 22:28
Ekspertët nga Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel, Lajçak kërkon zgjidhje për çështjen e targave

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi i gjashtë i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Lajçak, në njoftimin e publikuar në Twitter, ka thënë se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin për këtë çështje.

Ai ka thënë që është koha e fundit që të arrihet marrëveshja lidhur me targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Burksel për takimin e gjashtë të grupit punues për targat. Ekspertët e BE-së asistuan të dyja delegacionet për të gjetur të gjitha opsionet ekzistuese sikurse edhe implikimet e tyre teknike. Është koha për t’u aktivizuar në mënyrë që të gjendet mirëkuptimi mes palëve”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)