Deputeti ukrainas: Kievi mund të jetë Stalingradi i Rusisë

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 10:07
 Deputeti ukrainas: Kievi mund të jetë Stalingradi i Rusisë

Beteja për kryeqytetin e Ukrainas, Kiev, mund të bëhet Stalingradi i ri i Rusisë, ka thënë deputeti ukrainas, Sviatoslav Yurah për transmetuesin britanik, BBC.

Ai ka thënë se Kievi është përballur me sulme me raketa gjatë natës dhe se ka beteja të vazhdueshme në afërsi të qytetit.

“Është qytet masiv me miliona banorë dhe nëse rusët tentojnë të hyjnë, ata do të përballen me luftime të mëdha – kjo mund të shndërrohet në Stalingradin e tyre”, ka thënë ai, duke iu referuar betejës më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën rreth 1.1 milion trupa sovjetike dhe 800,000 gjermanë nazistë dhe rumunë kanë vdekur.

Beteja e periudhës 1942-43 kanë qenë pikë kthese, pasi ka ndalur avancimin e nazistëve në Rusi.

“Askush nuk do të dorëzohet – mund të garantoj për këtë gjë”, ka thënë ai.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, forcat ruse tani janë rreth 25 kilometra larg qendrës së Kievit./rel

(Kosova Sot Online)