Postoi shkrim ku mbështeste dhunën sistematike ndaj grave, arrestohet prishtinasi

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 10:39
 Postoi shkrim ku mbështeste dhunën sistematike ndaj grave, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi në rrjete sociale e postoi një shkrim ku e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Mehmet Gradica, Prishtinë 09.03.2022 – 10:05. Është intervistuar me 11.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)