Foto prekëse nga Ukraina, nëna përqafon në spital fëmijën e vetëm që i shpëtoi nga sulmi në Mariupol

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 17:31
 Foto prekëse nga Ukraina, nëna përqafon në spital fëmijën e vetëm që i shpëtoi nga sulmi në Mariupol

Një pamje prekëse vjen nga një spital në Mariupol.

Në korridoret e këtij spitali shihet një nënë teksa përqafon fëmijën e vetëm që i mbijetoi pas sulmit në Mariupol.

“Anastasia Erashova qan ndërsa përqafon një nga tre fëmijët e saj që i shpëtoi sulmit në një korridor të një spitali në Mariupol, Ukrainën lindore të premten, 11 mars 2022. Dy fëmijët e tjerë të Anastasias u vranë gjatë bombardimeve të Mariupolit. Fotografia: Evgeniy Maloletka/AP”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

(Kosova Sot Online)