“Rusia mund të përdorë Serbinë për destabilizimin e Kosovës”, reagon Faton Klinaku i OVL-UÇK-së

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 18:02
“Rusia mund të përdorë Serbinë për destabilizimin e Kosovës”, reagon Faton Klinaku i OVL-UÇK-së

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka komentuar deklaratat e fundit ku thuhet, se Rusia mund të përdorë Serbinë për destabilizimin e Kosovës.

Klinaku përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” u shpreh se krerët e shtetit nuk duhet të merren me intervista të huaja, ku sipas tij me deklaratat e fundit po traumatizohet populli.

“Serbia mobilizon rezervistët, ndërsa Kosova merret me intervista në media të huaja duke thënë se mund të na sulmojë Serbia.
Shteti serioz mbledh Këshillin e Sigurisë, edhe në përbërje të gjerë me të gjithë ata që përfaqësojnë shtresat e ndryshme të shoqërisë, e jo të merret me intervista në media me anë të të cilave po e traumatizojnë popullin”, shkruan Klinaku.

Ai thekson edhe faktin se krerët e shtetit janë duke injouar organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në vend se të ketë bashkëpunim.

“Në vend se të bashkëpunohet me Partitë Politike, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, por edhe me ish Komandantët e UÇK-së, ku do të mund të vendosej që t’i përgjigjemi armikut si një trup, krerët e shtetit injorojnë dhe vetëm vajtojnë”..

(Kosova Sot Online)