350 paund në muaj për familjet që i hapin dyert, plani i Britanisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 10:01
350 paund në muaj për familjet që i hapin dyert, plani i Britanisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas

Familjeve në Britaninë e Madhe do t’u ofrohen 350 £ në muaj për të hapur shtëpitë e tyre për ukrainasit që ikin nga lufta. Skema e qeverisë “Homes for Ukraine” u bën thirrje njerëzve që t’i ofrojnë një dhomë rezervë ose një pronë të zbrazët një refugjati për një periudhë prej të paktën gjashtë muajsh, shkruan BBC.

Por Këshilli i Refugjatëve tha se ishte i shqetësuar për nivelin e mbështetjes për njerëzit e traumatizuar nga lufta. Laburistët akuzuan qeverinë për “zvarritje” mbi krizën.

Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për shkak të pushtimit të Rusisë, në atë që OKB-ja e ka quajtur kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Qeveria është përballur me kritika – përfshirë edhe nga vetë deputetët e saj – për shpejtësinë dhe shkallën e reagimit të saj.


(Kosova Sot Online)