Inspektorati Policor i Kosovës pritet të arrestoi mbi 50 policë dhe eprorë policor në Gjakovë

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 09:04
 Inspektorati Policor i Kosovës pritet të arrestoi mbi 50 policë dhe eprorë policor në Gjakovë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot në orët e hershme të mëngjesit është duke zhvilluar një operacion të madh ku në pranga të policisë pritet të përfundojnë dhjetëra policë dhe eprorë policor.

IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përcjellë nga afër këtë aksion të madh të policisë.

Policë hetues të IPK-së janë përgatitur për të prangosur mbi 52 policë nga objekti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës dhe objekti i Stacionit Policor në Gjakovë.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe eprorë dhe komandant të policisë kufitare.

Sipas burimeve të IndeksOnline gjithë këto arrestime pritet të ndodhin pasi që dyshohet se policët janë të përfshirë në marrje të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ndihmë në kontrabandë.

Pjesë e këtij operacioni janë edhe zyrtarë të Dogoanës së Kosovës.
IndeksOnline do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtij aksioni ku pas pak do të shpalosim edhe detaje tjera përkitazi me rastin.

(Kosova Sot Online)