Nusja nga Podujeva thotë se vjehrri dhe kunati kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 09:41
Nusja nga Podujeva thotë se vjehrri dhe kunati kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Policia njofton se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë, 13.03.2022-11:55. Viktima femër kosovare   ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje . 

(Kosova Sot Online)