Ky është doganieri i arrestuar sot në aksionin e madh “Pika”
Senad Zherka
Aksion i madh kundër ryshfetit është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar për detajet e aksionit.
Mësohet se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.
Gazeta merr vesh se dy doganieret e arrestuar bashkë me policët janë Senad Zherka e Enis Tortulla.
“Do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policor. Ka edhe doganier të përfshirë. Aksioni sapo ka filluar. Bëhet fjale për dy pika kufitare”, ka thënë Isufaj.
(Kosova Sot Online)