Një i vrarë dhe gjashtë të plagosur nga bombardimet që goditën një ndërtesë banimi në Kyiv

  • G.G /
  • 14 March 2022 - 13:33
Një i vrarë dhe gjashtë të plagosur nga bombardimet që goditën një ndërtesë banimi në Kyiv

Shërbimet e urgjencës ukrainase rishikuan numrin e të vrarëve dhe të plagosurve si rezultat i bombardimeve të një ndërtese banimi në një periferi të Kyivit të hënën, duke thënë se një person – jo dy – u vra dhe gjashtë u plagosën, nga të cilët pesë duhej të shtroheshin në spital, raporton CNN.

“Si rezultat i granatimeve të armikut midis ndërtesave të banimit pesë dhe 10-katëshe, një zjarr shpërtheu në dy apartamente në katin e tretë dhe të katërt të një ndërtese banimi 5-katëshe”, thanë shërbimet e shpëtimit.

Shërbimet e urgjencës shpëtuan 15 persona dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, në periferi të Kyivit.

Zjarri u shua ndërsa peracionet e kërkimit vazhdojnë.

Ndërkohë, sulmet ajrore ruse goditën edhe një bazë të madhe ushtarake pranë qytetit perëndimor të Lvivit, duke vrarë 35 persona dhe duke i lënë më shumë se 130 në spital, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në të gjithë Ukrainën.

(Kosova Sot Online)